Është zhvilluar këtë të mërkurë panairi “Art dhe Zeje” ku u prezantuan punimet e nxënësve të shkollave 9-vjeçare në bashkinë Shkodër. Në sheshin para bashkisë, nxënësit treguan aftësitë e fituara në shkollë në gjendisje, punimet me pe apo edhe pikturë.

Panairi “Art dhe Zeje” është kthyer në traditë nga Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër në bashkëpunim me shkollat 9- vjeçare, ku çdo vit nxënësit prezantojnë punimet e tyre, të realizuara përgjatë vitit shkollor.

Artikulli paraprakRECITAL ME VIOLINË NË LEZHË
Artikulli tjetërKONFERENCË KULTURORE MBI REALITETIN E KAMPIT ASHRAF 3