Panairi i parë i zogjve të kafazit është hapur këtë të diel në Shkodër.

Me pjesëmarrës të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse, të cilët u mblodhën së bashku për të sjell dy ditë të veçanta. Organizimi erdhi përmes një bashkëpunimi të Bashkisë Shkodër dhe Federatës Ornitologjike Shqiptare, të cilët sollën një numër të madh zogjsh të veçantë të kafazëve, sidomos një numër të madh të kanarinave. Pjesë e këtij panairi u bënë dhjetra persona jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi.

Panairi i zogjve të kafazit do të qëndroj i hapur edhe ditën e hënë në Shkodër. Që me ditën e parë një numër i madh vizitorësh është drejtuar për të parë nga afër zogjtë e veçantë. Sipas organizatorëve, ky panair pritet të kthehet në traditë edhe në vitet e ardhshme në Shkodër, ndërkohë, në datën 19 dhjetor, të gjithë dashamirësit e zogjve janë të ftuar në Kosovë, ku pritet të mbahet edhe në Prishtinë.