
Kurbini u kthye në qendër të artizanatit dhe traditës shqiptare, ku dhjetëra artizanë nga mbarë vendi u mblodhën në një atmosferë festive për Panairin e VI Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Kurbin.Në sheshin kryesor të qytetit te Laçit u ekspozuan produkte të punuara me mjeshtëri, duke përfshirë veshje tradicionale, qilima, punime druri dhe shumë artikuj të tjerë artizanalë.
Panairi u ndoq nga dhjetra qytetarë të Kurbinit dhe zonave përreth, të cilët jo vetëm shijuan larminë e produkteve, por gjithashtu u argëtuan me programin artistik të shoqëruar me këngë, valle e muzikë tradicionale kurbinase dhe nga treva të tjera të vendit.
I kthyer ne tradite Panairi Kombëtar i artizanatit mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për promovimin e trashëgimisë dhe vlerave artizanale shqiptare.






