Në datat 5, 6 dhe 7 qershor, Katedralja e Shkodrës do të organizojë edicionin e parë të Panairit të Librit me emërtimin “Libri të ban të lirë”, një nismë që vjen si dëshmi e gjallë e përkushtimit të qytetit ndaj kulturës dhe letërsisë. Detajet e organizimit u ndanë në konferencën për mediat që u zhvillua në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës”.

Me pjesëmarrjen e Shtëpive kryesore Botuese nga Shqipëria dhe Kosova përfshirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ky panair synon të kthehet në një pikëtakim vlerash letrare ku libri shfaqet si urë komunikimi mes lexuesit dhe autorit.

Artikulli paraprakTRAFIK I RËNDUAR NË DALJE TË QYTETIT
Artikulli tjetër“SHKODRA ART RESIDENCY ’25”