Kultura, traditat dhe zakonet e zonave të veriut u prezantuan në Lezhë në panairin me titull “Mençuria Popullore”. Kjo veprimtari kulturore-edukative u organizua nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, duke vënë në fokus trashëgiminë popullore, dijen tradicionale dhe vlerat e kulturës rajonale. Pjesëmarrësit në këtë panair theksuan se veprimtari të tilla janë mënyra më e mirë për të ruajtur traditat dhe për t’i përcjellë tek brezi i ri.
Panaire shihen si një mënyrë mjaft e rëndësishme për të lidhur nxënësit me rrënjët e tyre kulturore.
10 zyrat arsimore në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë prodhuar dhe nga një libër ku janë përmbledhur kultura, traditat dhe zakonet e secilës zonë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e respektit për kulturën kombëtare, nxitjen e kërkimit dhe kreativitetit të nxënësve, si dhe lidhjen e dijes tradicionale me mësimin në shkollë.

Artikulli paraprakLEZHA PËRGATITET PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetër“NDRE MJEDA” VLERËSON MË TË MIRËT: “NXËNËSI I VITIT”