
Këshilli i Qarkut Shkodër organizoi në Malësi te Madhe, Panairin Rajonal të Karrierës dhe Punës, një aktivitet me rëndësi të veçantë për rajonin, i cili organizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe.
Kjo ishte hera e parë që një panair me të tilla përmesa hapet në qytetin e Koplikut , ndërsa drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit politik të qarkut Shkodër u ndalen tek rëndësia e këtij panairi
Panairi synon te shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse rajonale për nxitjen e punësimit, orientimin profesional, zhvillimin e karrierës dhe forcimin e lidhjeve mes arsimit, tregut të punës dhe institucioneve publike e private.






