Është organizuar në pallatin e sportit edicioni i radhës i panairit “Work and Study”. Një organizimin i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i cili bën bashkë institucionet e arsimit të lartë dhe bizneset në të gjithë vendin.

Me rreth 500 oferta pune është paraqitur Zyra Rajonale e Punësimit Shkodër në këtë panair.

Rektori Tonin Gjuraj e cilëson Shkodrën si një qendër të ardhshme universitare ndërsa ka një ftesë për maturantët.

Panairi është një fazë e parë e njohjes së gjimnazistëve me institucionet e arsimit të lartë dhe sipërmarrjet tha drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija.
Në panairin “Work and Study” morën pjesë 30 institucione arsimore publike dhe private dhe disa sipërmarrje të ndryshme.

Artikulli paraprakNDËRTOHEN 10 URA NË MIRDITË
Artikulli tjetërSHKODËR, SITUATA GRIPALE DREJT PËRMIRËSIMIT