Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka dhënë shpresë për problemet e tokave që kanë fermerët në Malësinë e Madhe.

Sipas ministrit po bëhen hapa të shpejtë në mënyrë që titujt e pronësisë të futen në çertefikatën e pronësisë dhe të bëhet një shkrirje ligjore me ligjit 7501 dhe kufijve të vjetër në mënyrë që edhe ata fermerë të përfitojnë nga subvencionet që jep qeveria. Ministri Panariti foli edhe për tregtimin jashtë gjitha kushteve për produktet ushqimore duke thënë se tashmë edhe me forcë një gjë e tillë nuk do lejohet më duke ia vënë përgjegjësinë kryesisht pushtetit lokal. Një shpresë ka edhe për ringritjen e një pike grumbullimi për prodhimet e fermerëve në Bushat ndërsa për duhanin po bëhet gati mbjellja e një fare të huaj që mund të sjellë fitime duke e eksportuar në shtete europiane.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUALIFIKIMI I MËSUESVE, DAR SHKODËR 277 MËSUES NË PROVIM
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI, PLOTËSIMI I FORMULARIT NË MALËSINË E MADHE DERI ME 4 MAJ