
Në prefekturën e Shkodrës ka mbërritur edhe ministri i bujqësisë Edmond Panariti i cili ka marrë pjesë në diskutimet për çështjen e tokave.
Pasi ka dëgjuar ankesat e shumta të përfaqësuesve të Malësisë së Madhe, Shkodrës por edhe Pukës, ministri Panariti shprehu gatishmërinë për ta zgjidhur problemin 25-vjeçar të tokave. Dakord për zgjidhjen e problemit të tokave për të dhënë çertefikatat e pronësisë për fermerët e qarkut Shkodër është edhe prefekti Radovani. Pas këtij takimi me të gjithë aktorët që preken nga çështja e tokave dhe praninë e ministrit të bujqësisë, kjo çështje pritet të ndiqet edhe në instanca më të larta të qeverisë për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje.






