Bashkimi Europian ka hequr 6 shtete nga lista e vendeve të sigurta ndaj COVID-19.

Mes këtyre vendeve është SHBA që siç ishte paralajmëruar, BE do i ndalonte udhëtimet jothelbësore me Amerikën si dhe tre vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Me fundin e sezonit veror, në gjihë rajonin po vërehet një rritje e rasteve me COVID-19 që ka detyruar BE ti konsiderojë si vende jo të sigurta.

Ndërkohë BE ka rekomanduar në 30 gusht që shtetet anëtare të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e vendeve të treta si Shqipëria.

BE i ka hequr kufizimet zyrtarisht që në qershor për Shqipërinë, por vendet anëtare bazuar tek politikat e tyre kanë vepruar ndryshëm.