Sezoni veror pritet të jetë premtues, për një verë përtej pandemisë së COVID-19. Të dhënat janë premtuese, sa i përket rasteve ditore, por edhe situatës në spitalin Infektiv, në të vetmin spital COVID në vendin tonë. Aktualisht, te Infektivi janë vetëm 3 pacientë të shtruar.

“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, njofton ministrja.

Artikulli paraprakSOLSTICI VEROR, FRYMËZIM PËR PROJEKTE STUDIMORE MBI FENOMENET DIELLORE
Artikulli tjetërHAPET ANKANDI PËR PARQET EOLIKE, RAMA: DUKE SHFRYTËZUAR FUQINË E UJIT DHE TË ERËS DO TË KTHEHEMI NË NJË EKSPORTUESE ENERGJIE NË RAJON