Pandemia COVID-19 ka forcuar lidhjet tonë me internetin duke na ka bërë të shkëputemi pak më shumë nga librat. Në këtë kohë të pandemisë ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të lexuesve. Këtë e tregon dhe numri i ulët i lexuesve në bibliotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër.

Drejtori i kësaj biblioteka Maxhid Cungu u shpreh se për të qënë më afër lexuesve biblioteka ka funksionuar online.

Në mjediset e bibliotekës nuk ka pasur aktivitete për shkak të rregullave anticovid por janë zhvendosur në mjedise të hapura ose online.

Në bibliotekën “Marin Barleti gjatë vitit 2020 janë digjitalizuar dhe publikuar ne ëeb-in e saj 2692 faqe nga libra të ndryshëm të cilat janë vënë në dispozicionin e lexuesve.