Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaron se brenda muajit gusht në Shqipëri rastet me COVID-19 janë rritur me 22 herë.

Vasili po ashtu kritikon autoritetet shqiptare se po testojnë sa gjysma e atyre që realizon Kosova.

Gishtin Vasili e drejton nga Rama duke thënë se kryeministri po e neglizhon situatën ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk po merret dhe situata pandemike është lënë në mëshirë të fatit.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Rritja tronditese e rasteve me Covid plot 22 here brenda gushtit!!

Testimet sa gjysma e Kosoves!

Brenda muajit gusht nga 40 raste ne 1 gusht 2021 arrihet ne 26 gusht ne 888 raste.

Kjo eshte nje rritje shume e forte.

Ne menyre skandaloze testimet e qeverise se Rames jane sot  vetem 6619 ndersa ne Kosove plot 12406 testime pra dyfishi ditor.

Kosova kryen pra rreth 6 mije testime per 1 milion banore, ndersa Shqiperia rreth 2 mije per milion pra tre here me pak.

Ndersa kryeministri sperdridhej ne plazh dhe tregonte perralla me Ballkanin “Çil e Mbyll”, Covid–i perparonte me galop dhe asnje ndryshim nuk ka per testimet.

Ne menyre te perditshme kemi ngritur alarmin per situaten qe po precipitonte, por kryeministri vazhdoi plazhin dhe i perbuzi keto apele te perseritura me arrogancen e tij te njohur prej injoranti dhe prej personi pa asnje ndjeshmeri njerezore.

Asnje mase konkrete nuk eshte marre e nuk po merret.

Imponimet propagandistike te kryeministrit per detyrime vaksinimi nuk zgjidhin asgje pasi qindra mijra te infektuar jane fakt i kryer qe kerkon pergjigje.

Situata eshte ne meshire te fatit.

Pergjegjesite e kryeministrit, qe me kurajon e injorantit ben vleresime medemek shkencore edhe per vaksinat, jane teper te renda.