Shqetësimin e vjedhjeve në qytetin e Shkodrës e pranon edhe vetë drejtori i policisë vendore Lorenc Panganika.

Kreu i uniformave blu në Shkodër thotë se banesat janë pikësynimi i grabitësve ndërsa tregon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e këtyre grupeve kriminale të cilët operojnë në mënyrë të organizuar. Edhe pse është e vështirë, policia po mundohet tregon drejtori Panganika që të gjejë autorët e vjedhjeve të banesave. Drejtori Panganika tregon se nga analizat e bëra nga policia vendore e Shkodrës grabitjet vijnë kryesisht nga ata persona që janë përdorues të drogës apo kanë probleme të tjera sociale të këtij lloji. Disa prej këtyre individëve kanë rënë në pranga ndërsa më e vështirë është për grupet e grabitësve të organizuar. Rasti i fundit i një grabitje që mbeti në tentativë është ai i biznesmenit shkodran Sabah Rrashketa vetëm një ditë më parë. Edhe pse policia shkoi me shpejtësi në vendngjarje, autorët arritën që të shpëtonin duke u larguar në drejtim të paditur përpara se të mbërrinin efektivët e policisë.

Artikulli paraprakFLAMUJT ELEKTORAL, PREZENT EDHE PAS 1 VITI
Artikulli tjetërSHKODËR, ZBATIMI I PLANIT TË MASAVE PËR RRITJEN E SIGURISË SË QYTETARËVE