Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kërrabës, në aksin Tiranë-Elbasan, ku një autobus ka pësuar një defekt teknik dhe është përfshirë nga tymi.

Kjo ka krijuar panik te pasagjerët, të cilët, të alarmuar kanë zbritur menjëherë duke kërkuar ndihmë dhe më pas janë evakuuar për shkak të frikës së ndonjë shpërthimit të mundshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti po rimorkiohet për t’u nxjerrë nga tuneli.

Nuk raportohet për të lënduar.