Një duartrokitje e gjatë priti Papa Françeskun ndërsa hynte ne sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mbajti një fjalim me rastin e 70-vjetorit të krijimit të organizatës.

Reformimi OKB-së, kontrolli i borxhit për vendet më të varfra dhe lehtësimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje janë pikat e një instrumenti të ri që punon për paqen në botë. Është pikërisht ky vizioni i Atit të Shenjtë i cili i dedikoi shumë vëmendje të varfërve në fjalimin e tij.Askush të mos shkelë mbi të tjerët duke u ndjerë i plotfuqishëm. Të mos harrojmë se sot në botë ekzistojnë të drejta false dhe përjashtim social, ndërsa është e nevojshme të konfirmohet me forcë e drejta e më të dobëtëve. Organizmat financiarë duhet të mbikëqyrin zhvillimin e qëndrueshëm sepse edhe degradimi i ambientit ku janë detyruar të jetojnë të përjashtuarit, përbën kulturën e margjinalizimit.Fjalimi i Papës u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e sallës, ndërsa kreu i Kishës Katolike kërkoi aksione konkrete nga liderët botërorë duke u bërë thirrje të jenë të frymëzuar gjithnjë nga drejtësia.  Papa Françesku mbështeti fort edhe të drejtën e arsimimit që garanton respektimin dhe përforcimin e të drejtës së çdo familje për të edukuar fëmijët e tyre. Ndërkaq Papa nuk mund të linte pa përmendur të krishterët që persekutohen nga ISIS.

PAPA NDEROI VIKTIMAT E SULMEVE TË 11 SHTATORIT

Papa Francis nderoi te Premten viktimat e sulmeve te 11 Shtatorit, permes pjesemarrjes ne sherbim te perbashket dhe tue u lute me familjet e tyne ne memorialin ne Ground Zero.‘Emnat e shume te dashtunve tane jane te shkruejtuna ne gjurmet e kullave, Ne mundemi me i pa, me i preke dhe asnjihere me i harrue. Ky vend i vdekjes u ba vend i jetes gjithashtu, nji vend i jetave te shpetueme, himn per triumfin e jetes mbi profetet e shkaterrimit dhe vdekjes, per te miren mbi te keqen, per pajtimin dhe unitetin mbi urrejtjen dhe percajmjen’,  u shpreh Papa.