Papa Françesku ka folur mbi krizën e tij me besimin duke e quajtur këtë kohë si “momente të thata”.

Ai e ka quajtur vetën mëkatar në një intervistë me një gazetë gjermane. Ndërsa kur ka folur për dyshimet e tij mbi ekzistencën e Zotit, Ati i Shenjtë ka thënë që edhe ai vetë ka përjetuar këso lloj momentesh të zbrazëta. Ndërsa në fund fare ai shtoi se frikësohet për të ardhmen dhe liderët e ngjashëm me Hitlerin.