Papa Françesku mbërriti për herë të parë në tokën e Shteteve të Bashkuara ditën e sotme (22 shtator) në orën 4 pasdite sipas orës amerikane.

SHBA-ja është pjesë e vizitës së tij 6-ditore, ku ai shpërndan mesazhin për t’i ofruar sa më shumë dashuri të varfërve dhe gadishmërinë e tij për t’u marrë me çështje politike, ekonomike e sociale me rëndësi. Papën e sapoardhur nga Kuba, e përshëndeti presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, dhe dy vajzat e tyre së bashku me zv/presidentin Xho Bajden. Flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Vatikanit valëviten tani në SHBA, kjo edhe për shkak të erërave të forta. Papa me origjinë argjentinase, doli në krye të shkallëve të avionit i buzëqeshur. Turmat e njerëzve brohorisnin duke i uruar Papës mirëseardhjen në SHBA. Obama do të organizojë një ceremoni pritëse për Papa Françeskun në Lëndinën e Jugut të Shtëpisë së Bardhë nesër.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 66 VJEÇARE TONIN TËRSHANA
Artikulli tjetërINAGUROHET QENDRA E EMERGJENCËS PER GRATË E DHUNUARA NË SHKODËR