E përjavshmja e modës, bukurisë dhe mënyrës së jetesës, “Vanity Fair” ia ka kushtuar kopertinën e numrit të saj të ri Papa Françeskut dhe ftesës së tij, “Fratelli Tutti” (Të gjithë vëllezër e motra), që është edhe titulli i enciklikës së tij të fundit, në gjuhët më të njohura të botës.

“‘Ne ndodhemi të gjithë në të njëjtën varkë, duhet të bëhemi një familje e madhe njerëzore”.

“Ky është mesazhi që na beson Papa Françesku, për t’u përballur me 2021-shin me dashuri dhe shpresë”, lexohet në kopertinën e revistës.

Faqja në internet e “Vanity Fair” hapet, gjithashtu, me një kontribut për mesazhis e Papës, në lidhje me sfidat që do të na duhet t’i përballojmë së bashku në këtë vit të ri 2021.

Artikulli paraprak“NGRIN” SPANJA! TEMPERATURA REKORD, TERMOMETRI SHËNON MINUS 35.8 GRADË CELSIUS
Artikulli tjetërINFO PLUS – 08.01.2021