Papa Françesku ka shpallur shenjtore shqiptaren Nënë Tereza. Kjo do të thotë se Tereza e Kalkutës, e cila vdiq më 5 shtator 1997, do të njihet si shenjtore dhe do të nderohet nga e gjithë bota.

Vendimi u mor nga Papa me votat unanime të Kongregatës që u thirr për të vendosur për rastin e pashpjegueshëm të 35-vjeçarit brazilian, i cili u shërua në mënyrë shkencërisht të pashpjegueshme, kur ai ishte duke vdekur nga një sëmundje fatale në tru. Mrekullia ndodhi falë lutjeve të Nënë Terezës, e cila kërkonte ndërmjetësimin e Zotit për shërimin e tij. Me dakordësinë e Papa Françeskut, sot në ditën e lindjes së tij, u vendos shenjtërimi i Nënë Terezës, e cila do të kanonizohet më 4 shtator, në vitin e Shenjtë të Mëshirës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup, Maqedoni, më 26 gusht 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, Indi. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.