Papa Françesku mbërriri në Shtetet e Bashkuara, pas një vizite në ishullin komunist të Kubës.

 

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, së bashku me nënpresidentin Biden dhe gruan e tij Jill dolën për ta pritur Papën në Bazën amerikane Andreës pranë Uashingtonit.

Të pranishmit që ndodheshin për të pritur Papën, shpërthyen në brohoritje, sapo u ndal avioni me Papën dhe më pas duartrokitjet dhe thirrjet “Mirëse vjen në Shtetet e Bashkuara”, e shoqëruan zbritjen e Atit të Shenjtë nga avioni. 

Në Uashington, Papës do t’i rezervohet një pritje si ajo e kryetarëve të shteteve – atë do ta presë Presidenti, si dhe do të mbajë një fjalim para Kongresit.

PAPA TAKOHET ME PRESIDENTIN OBAMA, RRITET SIGURIA NË SHBA

Në Neë York, Papa do të mbajë një meshë në Memorialin e 11 shtatorit, tek Qendra Botërore e Tregtisë, ndërsa në Filadelfia ai do të vizitojë një qendër korrektimi.

Vizita e Papës është një gëzim i madh për rreth 69 milionë katolikët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Pas vizitës dhe takimeve të ndryshme me udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të shtetit amerikan dhe pas ceremonive të ndryshme në Ëashington, Papa Françesku do të udhëtojë për në Neë York ku do të mbajë një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me 25 shtator para udhëheqsve të mbarë botës, të cilët ndodhën në Neë York për takimin vjetor të radhës si çdo shtator.  Edhe në këtë rast Papa Françesku i bashkohet një numëri të vogël të ish-udhëheqsve të Kishës Katolike që kanë folur para OKB-ës, Papës Palit të VI në vitin 1965, Papa Gjon Palit të II në vitin 1979 dhe Papa Benediktit në vitin 2008.  Papa Françesku do të flasë para kryetarve të shteteve të qeverive të cilët do të marrin pjesë në takime të nivelit tëartë për të diskutuar mbi rritjen ekonomike dhe çështje të tjera të interest botëror

 

Artikulli paraprak“ZONA E KONFLIKTIT”, RAMA VË NË SHËNJESTËR DREJTËSINË
Artikulli tjetërEMIGRANTËT, BASHKIMI EUROPIAN SHPËRNDAN VENDET