Papa Françesku ndodhet këtë të diel në Hungari, ku është takuar me kryeministrin Viktor Orban. Papa ka deklaruar gjatë vizitës atje se “i hap krahët për të gjithë”. Komenti u interpretua nga disa si një kritikë ndaj politikave anti-migracion të kryeministrit Viktor Orban.

Orban përshëndeti papën argjentinas në Muzeun e Arteve të Bukura dhe të dy shkuan në një takim privat ku morën pjesë gjithashtu presidenti hungarez dhe zyrtarë të Vatikanit.

Qëndrimi i ashpër i Hungarisë mbi migracionin me sa duket nuk doli në pah.

Vatikani tha se takimi u mbajt në një “atmosferë të përzemërt” dhe zgjati më shumë se sa pritej.

“Ndër temat e ndryshme të diskutuara ishin roli i kishës në vend, angazhimi për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen dhe promovimin e familjes”, tha një deklaratë e Vatikanit.