KJO NGJARJE PRITET TE HYJE NE HISTORINË E KATOLICIZMIT.Në mbyllje të sinodës së Vatikanit për familjen, Papa Françesku shpalli edhe Lumturimin e Papa Palit VI, në një ceremoni luksoze dhe solemne në sheshin e Shën Pjetrit.Pasi shenjtëroi në prill dy prej paraarendësve të tij, Gjon Palin II dhe Gjonin XXIII, Françesku lumturoi Palin VI duke e quajtur një prej të bekuarve të Kishës Katolike.

Si rrallë herë në historinë e katoliçizmit, brenda pak muajsh, një Papë ka shenjtëruar apo lumturuar tre prej papëve të mëparshëm.Pali VI, i quajtur Xhovani Batista Montini, lindur më 1897, u bë Papë në vitin 1963 pas vdekjes së Gjonit XXIII. Ai drejtoi Kishën përgjatë reformave modernizuese që u aprovuan në Këshillin e Dytë të Vatikanit. Lumturimi i tij vjen pasi atij i njihet të ketë kryer një mrekulli nga Vatikani, pas vdekjes.Mrekullia ka të bëjë me shpëtimin e jetës së një gruaje shtatzënë dhe fëmijës së saj të palindur ende, në vitet 1990. Pasi mjekët i këshilluan të abortonte për shkak të ndërlikimeve, gruaja nga Kalifornia nuk pranoi dhe iu lut Papës për ta shpëtuar. Fëmija, që sot është i rritur, lindi pa probleme dhe komisioni mjekësor i Vatikanit vendosi se ngjarja ishte e pashpjegueshme nga mjekësia.Edhe Papa Françesku duket se po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, duke kërkuar në sinodën e fundit për familjen që Kisha t’i qëndrojë më pranë homoseksualëve dhe çifteve të divorcuara që janë rimartuar me ceremoni civile. Megjithatë, gjatë votimeve nenet e diskutuara në sinodë nuk u aprovuan pasi nuk morën 2/3 e votave që nevojiteshin. Gjatë predikimit të tij, Papa Françesku pranoi se Kisha duhet të përshtatej me ndryshimet e shoqërisë.“Në ditën e Lumturimit të Papa Palit VI, më vijnë në mendje fjalët me të cilat ai hapi Sinodën e Arqipeshkve: ‘duke studiuar me kujdes shenjat e kohës, po bëjmë përpjekjet maksimale për t’u përshtatur… me nevojat e kohës ku jetojmë dhe ndryshimet e shoqërisë’”, u shpreh Papa.

 

Artikulli paraprakDJEGIA E FLAMURIT, REAGON MPJ
Artikulli tjetërHEIZER: POLITIKA LARG SPORTIT