
Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë pikët pas barazimit 0 me 0 në “Arena Egnatia”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën 28 në Superiore.
Gjyqtari i FIFA-s, Florjan Lata, u bë protagonist në minutën e 70-të të ndeshjes. Kjo pasi vendosi të largojë Xhemajlin me karton të kuq, pasi pa një ndërhyrje ndaj Balajt.
Vendimi u konfirmua, ndërsa Egnatia vendosi të tërheqë ekipin. Çudia ndodhi në minutën e 77-të, kur Lata vendosi të shikojë vendimin me VAR. Gjyqtari kryesor nuk e ndryshoi vendimin e fushës. Me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri Edlir Tetova për protesta.
Vllaznia nuk ia doli të marrë 3 pikët në minutat e mbetura, pasi asnjë gol nuk u shënua. Vllaznia mbetet në krye me 2 pikë më tepër se Egnatia dhe 3 pikë më shumë se Elbasani. Verdheblutë luajnë nesër takimin e tyre ndaj Flamurtarit.






