Në qytetin e Shkodrës u realizuan disa aktivitete festive në kuadër festës së 28 nëntorit .Ceremonia zyrtare e festimeve nisi me ngritjen e flamurit kombëtar në sheshin pranë bustit të Luigj Gurakuqit.
Më pas u vendosën kurora me lule nga kryebashkaiku Benet Beci, drejtuesja e prefekturës së Shkodrës Holta Duda, deputetë, drejtues lokal të partisë socialiste në Shkodër, si dhe familjarë të dëshmorëve të Lanç.
Më pas parada e pavarësisë u zhvendos në rrugët e qytetit të Shkodrës duke krijuar një atmosferë fantastike.
Kalorës me simbolet kombëtare të shoqëruar nga banda e qytetit si dhe fëmijët e shkollave krijuan një atmosferë festive si asnjehrë më parë në qytetin e Shkodrës.
Ceremonia u përmbyll me vendosjen e kurorave pranë bustit të Isa Boletinit .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMINISTRJA SPIROPALI I PËRGJIGJET URIMIT TË SEKRETARIT TË SHTETIT RUBIO
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NË SHKODËR,TË GJITHA TREVAT NË NJË SOFËR