“Paraja dhe Pushteti” reality show më i ri në ekranin e Televizionit Star Plus.
Një show televiziv i cili mbështetet nga Ministria e Arsimit e Rinisë dhe Sportit por më tepër nga dikasteri i Sportit. Reality show “Paraja dhe Pushteti” ka si qëllim kryesor vetëdijësimin e të rinjve për të qenë pjesëmarrës në spektaklet televizive.
Ky reality show është projekt i Produksionit “Kiki Models” dhe transmetohet në Shqipëri në ekranin e Star Plus Televizion ndërsa në Kosovë në ekranin e RTV21.
Në këtë spektakël marrin pjesë 21 konkurrentë nga të gjitha trevat shqipfolëse ku do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 20.000 euro, çmim ky që ndahet nga Ministria e Sportit në Kosovë. Një show ky që do të ketë spektakël, garë, emocion, grintë por edhe xhelozi.
“Paraja dhe Pushteti” do të jetë emision në “Prime Time” që do transmetohet çdo të shtunë dhe të dielë nga ora 20:30 dhe shikuesit do të kenë mundësi të votojnë në numrat e telefonit që do të publikohen gjatë spektaklit.
Të gjithë ata të rinj dhe të reja që do të bëhen pjesë e formatit si konkurrentë ose sponsor, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0683458184 dhe email kikimodels7@gmail.com.

Artikulli paraprakPËRDORËN FACEBOOK-UN E BASHKIVE PËR TË BËRË FUSHATË, KAS GJOBIT 15 KRYEBASHKIAKËT AKTUALË PËR SHKELJE TË KODIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: SHKODRA NUK MUND TË JETË MË KËSHTU!