
Në kuadër të 100 vjetorit, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën “Paraja rrëfen” si pjesë historisë dhe rrugëtimit të monedhës shqiptare në një shekull.
Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita e cila u mbajtë në “Kinema Republika” ofroi një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.
Një sërë kartëmonedhash dhe monedhash janë hedhur në qarkullim në këto 100 vite ndërsa banka me sytë nga e ardhmja përballet me sfidën për të ndërtuar një sistem financiar, konkurrues dhe të qëndrueshëm
Historia e bankës së shqipërisë dhe e monedhës kombëtare shpaloset si një udhëtim në tri faza të mëdha historike, të ndikuar nga ndryshimet politike, gjeopolitike dhe ekonomike






