
Autori dhe publicisti Ben Blushi prezantoi në Shkodër në ambjentet e qëndrës rinore “Arka”, “Parajsa Artificiale”, një roman dashurie që merret me të ardhmen dhe parajsën e krijuar nga inteligjenca artificiale. Ben Blushi vjen para lexuesit me një roman që e cilëson eksperiment, ku bashkohen dashuria dhe shkenca.
Në një periudhë me shumë zhvillime politike dhe madje të luftës në disa vende të botës, Blushi thotë se përmes inteligjencës artificiale,mund të përftohen disa vendime më të drejta dhe më të barabarta.
Romani “Parajsa Artificiale” takon profetë, religjione, kombe e kultura, duke parashikuar një të ardhme ku njeriu, siç e njohim nuk është më sepse utopitë janë edhe revolucione.