Publikohet fotoja e Ismail Mulletit, shqiptari i vetëm deri tani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në dosjet voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”.

Portali Lapsi. al publikon foton e Mulletit, që është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kjo kompani, që në Shqipëri ka fituar koncesionin e markimit të karburanteve, është një prej atyre që është krijuar në parajsën fiskale të studios ligjore “Mossac Fonseca” në Panama. Dy ortakët e kanë regjistruar kompaninë në maj të vitit 2013 në ishullin Anguilla në Amerikën Qëndrore. Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër të regjistruar në Shqipëri. Dokumentat e QKR tregojën se ata janë ortakë me nga 45 % në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”, shkruan Lapsi.al

Artikulli paraprak“PANAMA PAPER”, DYSHOHET SE NE KETE AFERE I PERFSHIRE EDHE KLUBI I INTERIT
Artikulli tjetërGJERMANI, VRITET SHQIPTARI NE KAMPIN E REFUGJATEVE