Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Lezhës, pasi u denoncua për kryerjen e një parakalimi të gabuar në aksin rrugor Milot-Lezhë.Pas publikimit të denoncimit nga një qytetar, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen verifikimet dhe arritën të identifikojnë drejtuesin e automjetit.Për shkeljen e konstatuar, drejtuesi u ndëshkua me masë administrative prej 8 mijë lekësh të rinj, për shkelje të neneve 146/16 dhe 198/5 të Kodit Rrugor.
Policia e Lezhës falënderoi qytetarin për denoncimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se kontributi i qytetarëve ndihmon në evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.Uniformat blu u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112, duke garantuar verifikimin dhe trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin.






