Presidenca ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili akuzoi Ilir Metën se me emërimin e Matilda Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese bëri shkelje të rëndë kushtetuese.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi tha se deklaratat e Ballës janë presione ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal të Ardian Dvoranit.

Blushi shtoi se Meta nuk do tolerojë më asnjë shkelje më të vogël të procedurave që synojnë kapjen e reformës së Drejtësi.
Ndërsa kishte edhe një paralajmërim të prerë.

Postimi i plotë:
Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z. Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:
LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!
TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË