TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e kodit dhe thekson se mezi po pret që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin ndryshimet me konsensus më 31 maj. Por gjithashtu Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse ndryshimet në kodin zgjedhor do jenë të njëanshme atëherë nuk do të ketë çelje negociatash.

“Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.
Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë.
Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!
Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”, deklaron Meta.

.