Një përpjekje për grabitje u parandalua në kohë nga policia italiane, ndërsa një 42 vjeçar shqiptar me iniciale L.S, përfundoi në pranga.

“Më jep paratë ose të futa në lavatriçe”, ky ishte kërcënimi që shqiptari i kishte bërë një punonjësi të ri në një lakanderi në zonën e Testaccio-s në Romë. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Policia mori një telefonatë se dy persona po përlesheshin midis tyre. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u vu re se punonjësi i dyqanit ishte sulmuar, goditur me dhunë në fytyrë, si dhe ishte përplasur për makinën larëse. Shqiptari u arrestua për tentativë vjedhjeje, ndërsa u dërgua në stacionin policor “Celio”.

Artikulli paraprakKAPET DUKE TRANSPORTUAR KOKAINE NE TE MBATHURA,PRANGOSET SHQIPTARI
Artikulli tjetërARRATISJA E SHQIPTAREVE NJE MUAJ ME PARE,SHTOHEN ROJET NE BURGUN E ROMES