Dy përsona janë arrestuar pasi dyshoheshin se po planifikonin një sulm terrorist në Holandë.

Prokuroria holandeze bëri me dije se në banesat e të dyshuarve janë gjetur disa objekte si sëpata, telefona, qarqe kompjuterike por nuk janë gjetur lëndë eksplozive.

Oficerët e policisë deklarojnë se informacioni për dy të dyshuarit e morën nga shërbimet e inteligjencës holandeze.

Dy të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 34 vjeçare të cilët banonin në Zetermeer.
Nuk bëhet ende me dije se cili ishte shënjestra e tyre.

Artikulli paraprakTËRMETI I FUQISHËM,BLLOKOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË MBIKALIMIN E SHKOZETIT
Artikulli tjetërLUTJE DHE SOLIDARITET NË SHKODËR, MBAHET MESHË PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI