Veriu mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta por reshje të pakta, ndërsa shira të konsiderueshëm pritet të bien pjesën e parë të ditës në zonat Jugore- Qendrore.

Mesdita lokalizon reshjet kryesisht në Veri ndërsa moti në Qendër dhe Jug, përmirësohen gradualisht deri në mbrëmje kur parashikohet stabilizim i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të sjellin ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por një rritje të lehtë sjellë mesdita në vlerat termike duke ngjitur maksimumin në 19 – 20°C. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë

Artikulli paraprakARRESTOHET ARDIAN KASTRATI, ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM NGA POLICIA
Artikulli tjetërITALIA ZYRTARIZON HIMNIN PAS 71 VJETËSH