Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë përjashtuar ekstremin Verior ku do të ketë vranësira të përkohshme gjatë pjesës së parë të ditës.

Gjatë pasdites dhe orëve të natës moti i kthjellët dhe i ftohtë mbetet dominant në të gjithë territorin. Vranësira të shpeshta do të ketë në Veri-Verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin. Era do fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë.