Dita nis me vranësira ndërsa reshjet do të rikthehen në orët e natës. Sipas Meteoalb, të mërkuren pjesa e parë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët por pasditja sjell vranësira në Veri dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta në Veri. Gjatë natës, reshjet shtohen duke përfshirë të gjithë territorin.

Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 – 3°C në orët e para të ditës por një rënie më të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës; ekstremumet termike të së mërkurës do të luhaten -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 14°C, mesdita në ultësirën perëndimore.

Artikulli paraprakINFERMIERËT PO IKIN, MBI 600 U LARGUAN VETËM NË 1 VIT
Artikulli tjetërDIETA PAS FESTAVE, KËSHILLAT NGA DIETOLOGËT