Vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin deri në orët e vona të natës ku pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira si fillim në veri dhe gradualisht në të gjithë territorin e vendin. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehte të tyre. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës por deri e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare të ketë dallgëzim 5 ballë.