Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të ndikojnë mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe juglindore.

Po ashtu edhe pasditja do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët në zonat perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore verilindore – juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale duke bërë mëngjesin më të freskët, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryje mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakRAMA – IVANOVIT: PA SHQIPTARËT NUK KA MAQEDONI I DASHUR PRESIDENT!
Artikulli tjetërMBRËMJE LEXIMI DHE DISKUTIMI MBI ROMANIN “GJUMI MBI BORË”