Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin tonë me përjashtim të zonave lindore në të cilat do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje edhe gjatë ditës së enjte ku në shumë zona do të arrijë deri në 36 – 37 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.