Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të jetë moti në zonat malore.

Sërish në juglindje të vendit pritet zhvillim i vranësira duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Orët e pasdites duke përfshirë edhe natën, nuk do të sjellin ndryshime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakFILM NË LONDËR DEDIKUAR SOPRANOS SHQIPTARE ERMONELA JAHO
Artikulli tjetër“MOONLIGHT” – FILMI MË I MIRË I VITIT PAS NJË GAFE TË MADHE