Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në vendin tonë që në orët e paradites ku më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriore të territorit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijoje me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të mbeten prezent në territor, por shira do të ketë vetëm në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Në majat e maleve reshjet do të jenë në formë dëbore. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, ndërsa orët e mesditës do të sjellin një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakVDES NË MOSHËN 90-VJEÇARE FIDEL CASTRO
Artikulli tjetërPOLITIKA GREKE BASHKOHET KUNDËR SHQIPËRISË