Orët e paradites do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore – juglindore të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira të dendura zonat verilindore dhe juglindore, më të dukshme në juglindje duke rrezikuar shira të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale parashikohet rritje me 2-3 gradë Celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakLSDM-JA MANDATON ZAEVIN PËR KRYEMINISTËR, BDI-JA I JEP MBËSHTETJE
Artikulli tjetërKAMIONI SULMON TURMËN NË PARADËN E KARNAVALEVE, 28 TË PLAGOSUR