Veriu dhe Qendra e vendit paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat jugore- juglindore mbeten me kthjellime, vranësira dhe shira të dobët, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.

Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat në të gjithë zonën malore duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra shirash, kryesisht në zonat veriore, ndërsa bregdeti nuk rrezikon për shira. Orët e mbrëmjes dhe nata vijuese do të sjellin përmirësim të kushteve të motit, rrjedhimisht në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe ne ato të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht, me shpejtësi maksimale deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MAKINA E POLICISË, DËMTOHEN KATËR POLICË
Artikulli tjetër15 VJET NGA SULMET TERRORISTE QË GODITËN SHBA