
Paraditja mbetet me vranësira të dendura por reshje të pakta në Veri dhe Qendër por gjatë mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori. Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 4°C gjatë mëngjesit por një rënie më të moderuar do të shënojnë temperaturat e mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.






