Bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ndërsa vranësira disi më të dendura do të ketë në zonat malore verilindore – juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe deri në orët e vona të natës, i gjithë territori shqiptar të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të vijojë mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe Lindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakATHINA THYEN TABUTË, LEJOHET NDËRTIMI I NJË XHAMIE
Artikulli tjetërKONFERENCA E SIGURISË: KA FILLUAR RENDI I RI BOTËROR?!