Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, sidomos gjatë relieveve malore në veri e lindje të territorit.

Reshjet e shiut parashikohen në formë shtrëngatash afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet do të vijojnë në mënyrë lokale me intensitet të ulët (me ndërprerje), dhe kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Era parashikohet të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të ketë shpejtësi 6-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.

Artikulli paraprakMINISTRI HASANI TAKON HOMOLOGUN KONAKOVIĆ DHE PËRURON AMBASADËN SHQIPTARE
Artikulli tjetërMBAHET SOT KONFERENCA E PESTË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE, HAPEN 8 KAPITUJ TË RINJ TË GRUPIMIT TË TRETË