Gjatë pjesë së parë të ditës, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore, por vranësira më të dukshme do të ketë në qendër dhe kryesisht në veri të vendit. Edhe në mbrëmje, territori mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakBESNIK HASI AFRON DY TALENTE KUQEZI TEK OLYMPIACOS
Artikulli tjetërSHUHET NJERIU QË SHPËTOI BOTËN