Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë prezente për vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Artikulli paraprakKOSOVË, THAÇI DISKUTON DATËN E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërIVANOV NUK E JEP MANDATIN, I KËRKON GARANCI ZAEVIT