Zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprak‘E SJELL SHQIPËRINË MË AFËR BE-SË!’ PAS VIZITËS NË TIRANË, KALLAS REAGON
Artikulli tjetërHyjnë në fuqi tarifat e tjera doganore të Trump, përfshirë 104% për Kinën!